Koreja e Jugut propozon bisedime ushtarake me Veriun

Azia

Koreja e Jugut propozon bisedime ushtarake me Veriun

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 07:26
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Koreja e Jugut propozoi mbajtjen e bisedimeve ushtarake me Korenë e Veriut, pas disa javësh të tensioneve të rritura.

Nëse bisedimet mbahen, ato do të ishin të parat e nivelit të lartë qysh në vitin 2015.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Suh Choo-suk, tha se bisedimet duhet të synojnë ndalimin e “të gjitha aktiviteteve armiqësore që rrisin tensionet ushtarake në kufirin e fortifikuar midis dy Koreve”.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, për kohë të gjatë, ka sinjalizuar se dëshiron angazhim më të afërt me Veriun.

Në fjalimin e tij, së voni në Berlin, Moon ka thënë se dialogu me Veriun është më i nevojshëm se kurrë, ndërsa ka bërë thirrje për nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes.

Phenjani ka kryer këtë muaj testin e radhës me raketë balistike ndërkontinentale, ndërsa ka kërcënuar fqinjët dhe SHBA-në se ka kapacitet që të bartë koka bërthamore në distancë të largët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat