Irani nuk respekton ligjet e tij

Azia

Irani nuk respekton ligjet e tij

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 08:47
ilustrim

Sërish një qytetar i SHBA u dënua në Iran për gjoja spiunazh me një burgim të gjatë. Abdolkarim Lahiji, zëvendëspresident i "Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut" flet për pengmarrje politike.

Deutsche Welle: Në Iran, një shtetas i SHBA u dënua me dhjetë vjet arrest, me pretendimin se ka kryer spiunazh. Sipas agjencisë së lajmeve të drejtësisë iraniane, amerikani Xiyue Wang thuhet se ka arkivuar "dokumenta tepër sekrete" nga një bibliotekë. Përse ruhen "dokumenta tepër sekrete" në një mënyrë të tillë që të kenë qasje të gjithë?

Abdolkarim Lahiji: Kritikat kundër tij nuk mund të jenë me absurde. Kjo tregon thjesht sa qesharake është kjo akuzë. Dokumente tek të cilat kanë qasje të gjithë, nuk mund të jenë tepër sekrete. Pavarësisht nga kjo, nuk është e qartë se për cilat dokumente flet drejtësia iraniane.

Pse duhet të rrinte shtetasi i SHBA për një vit i arrestuar, pa mësuar publiku gjë për rastin e tij? Kur e nxorrën para gjyqit? Si u dënua? A pati avokat? Të gjitha këto flasin për atë që kemi të bëjmë me një rast politik.

Ky rast përshtatet me një model, që inskenohet herë pas here nga gjykata e revolucionit: qytetarë të huaj - në 90 përqind të rasteve iranianë me nënshtetësi të dyfishtë - arrestohen dhe keqpërdoren si kapital për negociata për shpërblime politike ose ekonomike.

Image

DW: Ky rast u bë publik pak para udhëtimit të ministrit të Jashtëm Mohammed Dschawad Sarif në SHBA. Sarifi do të marrë pjesë në 17 korrik në një takim të rëndësishëm të OKB-së për marrëveshjen atomike. A shihni një lidhje këtu?

Abdolkarim Lahiji: Nuk kam dyshim, që drejtësia e shpall pikërisht tani në publik këtë gjykim të ashpër kundër një shtetasi të SHBA, për ta sabotuar këtë udhëtim. Në situata delikate politike kemi përjetuar herë pas here raste të tilla. Për shembull kur Jason Rezaian, korrespondenti për Iranin i "Washington Post"-it në Teheran u arrestua gjatë negociatave atomike me akuza për spiunazh. Ky rast i ndërlikoi shumë negociatat direkte me SHBA

Në Iran ka një luftë për pushtet midis qeverisë së orientuar nga reformat të Hassan Rohani-t, e cila synon ta hapë vendin, dhe qarqeve konservatore, të cilat kanë nën kontroll aparatin e sigurisë dhe drejtësinë - dhe të cilat mbrohen kundër çdo lloj afrimi me Perëndimin, veçanërisht përballë SHBA. Kjo luftë për pushtet është ashpërsuar edhe më shumë pas zgjedhjeve presidenciale. Për momentin, të arrestuar mbahen edhe dy qytetarë amerikanë, me pretendimin për spiunazh: këshilltari ekonomik amerikano-iranian Siamak Namazi dhe babai i tij 80 vjeçar, Bagher Namazi, i cili udhëtoi në Iran për lirimin e të birit.

Ne nuk e dimë se çfarë kërkojnë autoritetet iraniane për lirimin e tyre. Por e dimë, që janë marrë si pengje.

Në vitin 2015, Jason Rezaian dhe katër shtetas të tjerë amerikanë i liruan nga arresti iranian, pasi në SHBA u liruan shtatë të burgosur iranianë dhe pasi SHBA i përcollën Iranit shumën prej 400 milionë dollarë si para në dorë. (Sipas autoriteteve të SHBA bëhej fjalë për para të bllokuara, të cilat Irani i pati paguar në vitin 1979 për blerje armësh në një llogari në SHBA).  Publiku duhet të informohet për raste të tilla. Sa më intensiv është raportimi për raste të tilla, aq më i madh do të jetë shansi që këto pengje të lirohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat