Koreja Jugore dëshiron të transportojë aeroplanë në SHBA

Azia

Koreja Jugore dëshiron të transportojë aeroplanë në SHBA

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 10:26
ilustrim

Gjiganti jugkorean "Korea aerospace industries" (KAI) do të tentojë të fitojë tenderin e forcave ajrore luftarake amerikane T-X, të cilat dëshirojnë të zëvendësojnë flotën prej 350 aeroplanëve supersonik Nortrop T-38 "Talon", aeroplan të gjeneratës së re.

"KAI" do t’i ofrojë SHBA-ve aeroplanë stërvitës të gjeneratës së re, po ashtu supersonikun T-50A "Golden eagle", i zhvilluar në partneritet me gjigantin e mbrojtjes amerikane "Lockheed Martin" në njërën nga kontratat më të mëdha të dekadës, në vlerë 16 miliardë dollarë amerikanë, transmeton Jonap.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat