Koreja Veriore nuk ka aftësi të sulmojë SHBA

Azia

Koreja Veriore nuk ka aftësi të sulmojë SHBA

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

Pjong-jangu nuk është i aftë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çfarëdo shkalle të precizitetit edhe pse raketat e tyre kanë rreze veprimi, pasi që ato nuk kanë aftësinë e nevojshme të udhëheqjes, deklaroi sot zëvendës komandanti i shtabit të përgjithshëm amerikan Paul Selva.

“Nuk jam i bindur se testimi i kryer më 4 korrik ka treguar se ata kanë kapacitet për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çfarëdo shkalle të precizitetit... ose me sukses”, tha Selva para komitetit ushtarak të Senatit, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat