Arrestohet vajza që bëri video me minifund në Arabinë Saudite

Azia

Arrestohet vajza që bëri video me minifund në Arabinë Saudite

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 09:48
Khulood

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë arrestuar një vajzë e cila kishte postuar në rrjetet sociale një video të saj me minifund dhe maicë të shkurtër.

Vajza, një modele me emrin Khulood, shihet duke ecur përreth një fortese historike në Ushayqir, në provincën Najd afër kryeqytetit Riad.

Videoja ka ngjallur debat në mediet sociale. Disa kanë bërë thirrje për arrestimin e vajzës, për shkak të thyerjes së kodit strikt të veshjes, ndërsa të tjerët kanë lavdëruar “trimërinë” e saj.

Gratë në Arabinë Suadite duhet të mbulojnë gjithë trupin, përfshirë edhe kokën.

Policia e Riadit i ka thënë sot televizionit shtetëror Arabia Al Ekhabariya, se vajza është arrestuar, dhe ka raste të shumta që të huajtë shkojnë në vendin e tyre dhe thyejnë të gjitha rregullat.

Policia gjithashtu ka treguar se vajza do të përballet këto ditë me gjyq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat