Ram Nath Kovind zgjidhet presidenti i Indisë

Azia

Ram Nath Kovind zgjidhet presidenti i Indisë

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 20:37
Ram Nath Kovind

Lideri i partisë në pushtet Bharatiya Janata (BJP), Ram Nath Kovind, avokat 71-vjeç, i cili deri vonë ka qenë guvernator i shtetit lindor të Bihar, është zgjedhur sot presidenti i ri i vendit, njoftoi sot Komisioni Qendror Zgjedhor.

Kovind fitoi 65,6 për qind të votave, duke mposhtur rivalen e tij, Meira Kumar, 72 vjeçe, ish-kryetaren e parë femër të Parlamentit në Indi dhe një ish-ministre federale e Partisë opozitare të Kongresit Kombëtar, raporton DPA.

Ram Nath Kovind është presidenti i dytë i Indisë që i përket komunitetit Dalit, pas KR Narayanan, i cili ka qenë president midis viteve 1997-2002.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat