Pjesëtaret e ISIS vishen si femra për të ikur nga Mosuli

Azia

Pjesëtaret e ISIS vishen si femra për të ikur nga Mosuli

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 14:26
Pjesëtaret e ISIS

Qyteti i Mosulit në fillim të këtij muaji ka festuar lirimin nga terroret e ISIS, pas një beteje 9 mujorëshe mes ushtrisë Irakiane dhe asaj të ISIS.

Tani që qyteti i Mosulit është liruar shumë pjesëtare të ISIS janë burgosur nga forcat irakiane. Për t’i ikur burgosjes me qëllim që të shkojnë në vende tjera jashtë Mosulit, disa pjesëtarë të ISIS janë maskuar sikur femra, por ata kishin harruar se qimet e mjekrës do t’ua bënin të pamundur daljen e lirë nga vendi.

Me rroba femrash, makijazh në fytyrë dhe shamia koke, të ashtu quajturit xhihadistë duket se i kishin menduar të gjitha përveç faktit që mjekra mashkullore do të ishte ajo që do ta bënte arratisjen e tyre të pamundur, shkruan CNN.

Image
Pjesëtaret e ISIS
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat