Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga katër shtetet arabe që i kanë imponuar sanksionet ndaj Katarit, tha n se Doha duhet të ndryshojë politikën e saj para se të fillojë dialogu.
Ministri për çështjet e jashtme i Emirateve Arabe, Anwar Garagasa tha se mirëpret ftesën për dialog nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, por kjo mund të ndodhë vetëm pasi Doha të bëjë disa ndryshime të politikave të aplikuara më parë, raporton Reuters.