Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës taliban janë vrarë 26 vetë

Azia

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës taliban janë vrarë 26 vetë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 16:55
Pjesëtarët e forcave të sigurisë afgane dhe ata të NATO-s e kontrollojnë vendin ku ka ndodhur një sulm i mëparshëm me makinë-bombë në Kabul

Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës taliban me makinë-bombë janë vrarë së paku 26 vetë dhe plagosur 41 të tjerë në kryeqytetin Kabul.

Sulmi i sotëm u bë derisa një zëdhënës presidencial në Afganistan tha se grupi militant, po ashtu, i ka vrarë 35 civilë në një sulm në një spitaal në provincën qendrore, Ghor, gjatë fundjavës.

Këto sulme vdekjeprurëse po ndodhin pas shtimit të dhunës në Afganistan, derisa Kombet e Bashkuara thonë se këtë vit janë vrarë më se 1,700 vetë në këtë vend.

Nëpërmjet një deklarate talibanët thanë se me sulmin e sotëm janë sulmuar dy minibusa të Drejtoratit të sigurisë kombëtare të Afganistanit, që është agjencia e spiunimit e këtij vendi, dhe pretendojnë se i kanë vrarë 37 pjesëtarë të kësaj agjencie.

Nga ana tjetër, qeveria thotë se personeli i agjencisë së spiunimit asnjëherë nuk udhëton me minibusa.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kociançiq, duke iu referuar sulmit kundër spitalit gjatë funjavës, tha se “sulmi kundër civilëve, e veçanërisht, kundër mjekëve dhe pacientëve në spital, paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat