Dhjetë gazetarë afganë të vrarë në vitin 2017

Azia

Dhjetë gazetarë afganë të vrarë në vitin 2017

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 21:40
Afganistani regjistroi një rekord të vdekshmërisë së gazetarëve në vitin 2016, duke u bërë vendi i dytë më i rrezikshëm për shtypin pas Sirisë.

Dhjetë gazetarë afganë janë vrarë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, që është një rritje për 35 për qind në raport me vitin e kaluar, njoftoi Komiteti Kombëtar Afgan i Mbrojtjes së Shtypit.

“Talebanët dhe grupi i Shtetit Islamik janë përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmeve të drejtpërdrejta dhe indirekte kundër gazetarëve dhe punonjësve të medias në Afganistan”, theksoi Komiteti për Sigurinë e Gazetarëve Afganë (AJSC) gjatë prezantimit të një raporti gjashtëmujor, raporton AFP.

“Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, 73 raste dhune janë regjistruar, 10 prej të cilëve kanë humbur jetën, 19 janë goditur dhe 12 janë plagosur”, vijon raporti.

“Grupet e kryengritësve në provinca kanë kërcënuar gazetarët të mbyllin stacionet e tyre të radios dhe televizionit, nëse nuk publikojnë atë që urdhërojnë ata”, konfirmoi për shtypin Najib Sharifi, drejtor i Komitetit.

Qeveria afgane është paraqitur si përgjegjëse për 46 për qind të rasteve të dhunës së ushtruar kundër gazetarëve gjatë gjashtëmujorit të parë, duke limituar aksesin në informacion dhe duke rritur pengesat për median.

Afganistani regjistroi një rekord të vdekshmërisë së gazetarëve në vitin 2016, duke u bërë vendi i dytë më i rrezikshëm për shtypin pas Sirisë.

“Të paktën 13 gazetarë u vranë vitin e kaluar”, sipas AJSC, që akuzon talebanët për vdekjen e 10 prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat