Vazhdojnë ndalimet e mbështetësve të Navalnyt

Azia

Vazhdojnë ndalimet e mbështetësve të Navalnyt

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 17:58
Lideri opozitar, Aleksei Navalny

Një koordinator i fushatës së liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, është ndaluar sot në qytetin rus Barnaul. Kryetarja e Partisë për Progres në këtë qytet, Olga Fotiyeva, ka thënë se Artyom Kosaretsky është akuzuar për mosbindje ndaj policisë dhe mund të gjobitet ose të dënohet me disa vite burgim.

Sipas saj, koordinatori ka refuzuar të pranojë një paralajmërim me shkrim nga policia për “parandalim të ekstremizimit”, gjatë një marshi të lejuar nga qyteti më 27 korrik.

Dhjetëra punëtorë të fushtatës së Navalnyt janë ndaluar apo janë marrë në pyetje në Moskë dhe qytete tjera të Rusisë gjatë javëve të fundit.

Navalny është duke bërë fushatë për zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, në të cilat pritet që presidenti rus, Vladimir Putin të fitojë edhe një mandat.

Autoritetet për zgjedhjet në Rusi, kanë thënë se Navalnyt do t’i ndalohet kandidimi në këto zgjedhje, pas disa akuzave për krime finaciare.

Navalny thotë se është ngarkuar me akuza të tilla nga Kremlini, me arsyen e vetme që ta mbajnë larg aktiviteteve politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat