Iran: Arrestohen dhjetëra të rinj "gjysmë të zhveshur"

Azia

Iran: Arrestohen dhjetëra të rinj "gjysmë të zhveshur"

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 20:28
Policia iraniane duke përgaditur shkatërrimin e pijeve alkoolike, foto nga arkivi

Policia iraniane ka thënë se ka ndaluar dhjetra të rinj, në qendër të qytetit, Isfahan, pasi sipas tyre ata kanë organizuar festë në një pishinë dhe kanë konsumuar alkool, ka raportuar mediumi shtetëror iribnews.ir

Sipas këtij mediumi, forcat provinciale të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, dhe policia lokale, kanë arrestuar 65 të rinj, “gjysmë të zhveshur”.

Agjencia e lajmeve Tasnim, ka thënë se festa e të rinjëve është raportuar nga fqinjtë.

Sipas ligjit islamik iranin, është i ndaluar konsumimi i pijeve alkoolike dhe organizimi i festave të përbashkëta mes dy gjinive.

Policia vazhdimisht bastis festat private dhe gjobit me vlera të larta pjesëmarrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat