Sharif: Vendimi i gjykatës, "fyerje për votuesit"

Azia

Sharif: Vendimi i gjykatës, "fyerje për votuesit"

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 11:15
Mbështetësit e ish kryeministrit Nawaz Sharif, duke e mirëpritur atë në Rawalpindi

Ish kryeministri pakistanez, i rrëzuar nga pozita, Nawaz Sharif, ka thënë gjatë një marshi para mbështetësve të tij se vendimi i Gjykatës Supreme, për ta hequr nga pushteti, me akuzat për mosdeklarim të pasurisë, ka qenë “fyerje për votuesit”.

Ky është fjalimi i parë publik i Sharifit në të cilin e ka komentuar vendimin e gjykatës.

Komentet e tij kanë ardhur pas thirrjevepër një paradë sfiduese nga Islamabadi deri në Lahore, ku gjendet selia e partisë së tij, për të treguar se vendimi i gjykatës, nuk ka ndikuar në popullaritetin e tij.

“Nuk më është lejuar përfundimi i mandatit tim të tretë”, ka thënë Sharif.

“Asnjë kryeministri në Pakistan nuk i është lejuar një gjë e tillë. Kjo shaka është përsëritur për 70 vite dhe vendi nuk mund ta durojë më një gjë të tillë. Kjo është fyerje ndaj votuesve”, ka shtuar tutje ai.

Ai ka thënë se turma e njerëzve është vetëm fillimi i një revolucioni.

“Karavanit” të Sharifit i janë dashur 12 orë për të udhëtuar 20 kilometra nga kryeqyteti i Pakistanit për në Rawalpindi, për shkak të afro 30,000 pjesmarrësve.

Zëdhënësi i ish kryeministrit ka thënë se deri tek arritja në Lahore, Sharif pret që t’i bashkëngjiten mijëra persona, me qëllim të shfaqjes së mbështetjes ndaj tij. Sharif, 67 vjeçar, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Supreme, me akuzat për korrupsion, pas publikimit të të ashtuquajturave, Letrat e Panamasë, më 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat