Numri i të vdekurve nga tërmeti, i cili të martën e goditi provincën jugperëndimore kineze e Sichuan, është rritur në 24, njoftuan sot mediat kineze.
Po ashtu nga tërmeti që ishte me magnitudë 6.5 shkallë të Rihterit janë plagosur 493 persona, prej të cilëve 45 janë në gjendje kritike për jetën, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua.