60 fëmijë vdesin në një spital në Indi, pasi iu ndërpritet furnizimi me oksigjen - Bota Sot
60 fëmijë vdesin në një spital në Indi, pasi iu ndërpritet furnizimi me oksigjen

Azia

E premte, 15 dhjetor 2017

60 fëmijë vdesin në një spital në Indi, pasi iu ndërpritet furnizimi me oksigjen

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 10:49
India

Të paktën 60 fëmijë kanë vdekur në një spital publik në veri të Indisë, thonë zyrtarët. Dyshohet se atyre iu ishte ndërprerë furnizimi me oksigjen për shkak të mos pagesave.

Zyrtarët në shtetin indian, Uttar Pradesh, e kanë pranuar se furnizimi me oksigjen ishte ndërprerë, por kanë thënë se ky nuk ishte shkaktari i vdekjeve të fëmijëve.

Shumica e viktimave po trajtoheshin për encefalitet.

Vdekjet e tyre ndodhen përgjatë një periudhe pesëditore, nga e hëna, në spitalin “Baba Raghav Das” në Gorakhpur. Tridhjetë prej tyre vdiqën mes të enjtes dhe premtes, njofton ky spital.

Zyrtari i rrethinës Gorakhpur, Anil Kumar, e ka pranuar se ka pasur problem me pagesat e furnizuesit, por shtoi se vdekjet mund të jenë shkaktuar nga shkaqe natyrale pasi shumë pacientë ishin shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test