Pakistan: Ish-kryeministri foli para mijëra mbështetësve

Azia

Pakistan: Ish-kryeministri foli para mijëra mbështetësve

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 18:10
Mbështetësit e Nawaz Sharifit gjatë një tubimi të pardjeshëm në kuadër të "karvanit të demokracisë"

Ish-kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, duke folur para mijëra mbështetësve tha se ai “do ta ndryshoj të ardhmen e vendit”, derisa arriti në qytetin e tij të lindjes, Lahore, nga kryeqyteti Islamabad, pas një serie triditëshe të protestave.

Zoti Sharfi, që është shkarkuar nga Gjykata Supreme e Pakistanit, më 28 korrik, tha se vendimi i gjykatës “nuk e ka respektuar” votën e atyre që kanë votuar për të në zgjedhje, dhe ai “nuk do të qëndroj në shtëpi, derisa ta ndryshoj të ardhmen e këtij vendi”.

Masa e madhe e njerëzve në tubimin e djeshëm ishte pjesë e protestës masive, që ka filluar më 9 gusht, kur Sharif e lansoi atë që ai e quajti “karvan të demokracisë” nga Islamabadi në Lahore.

Karvani i gjatë i zotit Sharif gjatë natës u ndal në tri qytete të ndryshme, prej se e ka filluar udhëtimin.

Ky karvan ishte i rrethuar me masa të shtuara të sigurisë.

Sharifi udhëtonte në një makinë të blinduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat