Kinë: Ishte i varur nga interneti, vdes në rrethana të pasqaruara

Azia

Kinë: Ishte i varur nga interneti, vdes në rrethana të pasqaruara

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 16:31
Ilustrim

Prindërit e adoleshentit kinez Li Ao (18), i cili ndërroi jetë para disa ditësh pasi hyri në një qendër të trajtimit të varësisë nga interneti, kanë bërë thirrje për hetime për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij.

Ata kishin paguar 3.414 dollarë amerikanë ose 22.800 yuan për të paguar qendrën e rehabilitimit, në mënyrë që fëmija i tyre të shërohej nga varësia e internetit.

“Djali im ishte i bindur. Vetëm pasi u diplomua në shkollën fillore ai filloi të hynte në internet, nuk kishte hobi të tjera. Shkonte në kafe internet çdo ditë. Unë përpiqesha ta pengoja, por ai nuk dëgjonte, ndaj kërkova online dhe gjeta këtë organizatë”, ka thënë nëna e Li Ao.

Në një intervistë për televizionin shtetëror CCTV, nëna e adoleshentit Liu Dongmei tha se trupi i të birit i ishte kthyer me rreth 20 shenja lëndimi.

Ndryshe, shumë përdorues kinezë të rrjetit shprehën zemërim për vdekjen e adoleshentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat