Lind 10-vjeçarja që u përdhunua nga xhaxhai i vet

Azia

Lind 10-vjeçarja që u përdhunua nga xhaxhai i vet

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 12:07
Ilustrim

Një vajzë 10-vjeçare, e cila ishte përdhunuar vazhdimisht nga xhaxhai i vet, ka lindur sot vajzë në një spital qeveritar në Indi, njoftojnë zyrtarët e spitalit.

Nëna dhe fëmija janë në gjendje të qëndrueshme, thonë burime brenda spitalit, duke shtuar se foshnja e porsalindur është futur në kujdes intensiv për shkak se është nënpeshë.

Viktima e përdhunimit ishte pranuar në Kolegjin Mjekësor dhe Spital të qeverisë para dy ditëve teksa një ekip doktorësh e monitoruan shëndetin e saj.

Ajo ka lindur me prerje cezariane.

Muajin e kaluar Gjykata Supreme nuk lejoi që 10-vjeçarja të abortoi për shkak të rrezikut për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat