10 vjeçarja që u dhunua sjell në jetë foshnjën

Azia

10 vjeçarja që u dhunua sjell në jetë foshnjën

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 14:43
Chandigarth

Një vajzë 10 vjeçare nga India që kishte mbetur shtatzënë pas një dhunimi, ka lindur foshnjën e saj.

Vajza, së cilës i ishte refuzuar abortimi nga Gjykata Supreme në Indi tash është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan inews.

Ajo është e pavetëdijshme se ka qenë shtatzënë ose edhe që ka sjell një bebe në jetë. Prindërit e saj janë duke u munduar që t’i shpjegojnë asaj se i është nënshtruar një operimi për ta hequr një gur nga barku. Operimi i lindjes së 10 vjeçares është kryer në qytetin e Chandigarth në orën 9:22 të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat