23 të vdekur nga përplasja e trenave në Indi

Azia

23 të vdekur nga përplasja e trenave në Indi

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 08:19
Indi

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një tren i shpejtësisë së lartë u përplas me një tren tren tjetër në veri të Indisë.

Punëtorët e emergjencës dhe turma të njerëzve u kanë ardhë në ndihmë personave të plagosur pranë qarkut Muzaffarnagar në shtetin e Uttar Pradesh, rreth 130 kilometra nga Nju Delhi.

“Njëzet e tre vetë kanë vdekur dhe 64 të tjerë janë plagosur në aksident. Shpëtimi dhe operacionet e ndihmës po vazhdojnë,” kanë theksuar autoritetet në Indi.

Sipas policisë rreth 50 njerëz janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjeksor.

Më pak se një vit më parë 146 njerëz vdiqën në një katastrofë të ngjashme në Uttar Pradesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat