Katari dhe SHBA stërvitje të përbashkët ushtarake

Azia

Katari dhe SHBA stërvitje të përbashkët ushtarake

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 11:00
ilustrim

Katari dhe SHBA-ja mbajtën stërvitje të përbashkët ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Departamenti i Udhëzimeve Shpirtërore të Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit thuhet se në kryeqytetin e Katarit, në Doha, është mbajtur një stërvitje ushtarake një ditore mes Katarit dhe SHBA-ve, ku njoftohet se parashutistët e të dy vendeve kanë realizuar hedhje të lira.

Në deklaratë bëhet e ditur se stërvitja në fjalë është rezultat i një bashkëpunimi trevjeçar në planifikim dhe stërvitje mes këtyre dy grupeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat