Sulm kamikaz në Afganistan, vriten pesë civilë

Azia

Sulm kamikaz në Afganistan, vriten pesë civilë

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 11:01
Lashkar Gah, Afganistan, 23 gusht 2017.

Pesë veta janë vrarë dhe së paku 38 janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në provincën Helmand të Afganistanit.

Omar Zhwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se sulmuesi ka shpërthyer makinën e mbushur me eksplozivë në një vendparkim pranë selisë së policisë në qytetin Lashkar Gah.

Zyrtarët thanë se të vrarët përfshijnë fëmijë, gra dhe ushtarë.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Ai vjen një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar se do t'i mbajë trupat amerikane në Afganistan për të luftuar militantët.

Talibanët kanë prani të madhe në Helmand.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat