SHBA ndalon ndihmat ushtarake për Pakistanin

Azia

SHBA ndalon ndihmat ushtarake për Pakistanin

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 08:39
Pakistan

Shtetet e Bashkuara nuk do t’i paguajnë Pakistanit ndihmën ushtarake prej 255 milionë dollarësh, derisa Pakistani të shkatërrojë, siç ka thënë presidenti Donald Trump, “strehat e sigurta” të grupeve militante.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit thanë se fondet nuk do të shpërndahen derisa SHBA-ja të shohë se Pakistani po ndërmerr hapa kundër talibanëve afganë dhe grupeve të tjera, si rrjeti Hakani.

Pakistani mohon se strehon terroristë dhe thotë se SHBA-ja po e shfrytëzon Islamabadin si “dash kurbani” për luftën e saj të dështuar në Afganistan.

Duke prezantuar strategjinë e re për Afganistanin, javën e kaluar, Trump ka thënë se SHBA i ka paguar Pakistanit miliarda dollarë, ndërsa “Pakistani ka strehuar terroristë”.

“Kjo duhet të ndryshojë”, ka thënë Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat