Presidenti i Koresë Jugore, Mun Je In, tha sot se kundërshton vendosjen e armatimit nuklear në vendin e tij, pavarësisht kërcënimit nuklear të Koresë Veriore.
Ai në një intervistë për CNN tha se vendosja e armëve nukleare në Korenë Jugore do të eliminojë çdo shans për paqe në të dyja Koretë dhe mund të kontribuojë në forcimin e garës për armatim nuklear në Azinë verilindore.