Sulm me bomba në Irak, vriten 15 persona

Azia

Sulm me bomba në Irak, vriten 15 persona

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 16:29
ilustrim

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga sulmet me bomba në një restorant dhe punkt kontrolli të policisë në afërsi të qytetit Nasiria në jug të Irakut, njoftoi policia vendore.

Njëri nga sulmuesit hodhi bombat në restorant, në jugperëndim të Nasiria, derisa tre-katër sulmues të tjerë filluan të shtien me armë zjarri ndaj njerëzve që ishin brenda, thanë burime policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat