Organizata Amnesty International thotë se ka tubuar dëshmi për “një fushatë të orkestruaar të djegieve sistematike” nga forcat e sigurisë së Birmanisë (vend ky i njohur edhe si Mianmar) dhe për “turmat e grupeve” të njerëzve që i sulmonin fshatrat e myslimanëve Rohingja.
Këtë fushatë organizata Amnesty International e përshkruarn si “pastrim etnik”.
“Dëshmitë janë të pakthyeshme”, tha Tirana Hassan nga Amnesty International, lidhur me zhvillimet në Birmani.
“Forcat e sigurisë në Mianmar po e ndezin shtetin Rakhine në një fushatë të qëllimshme për t’i detyruar pjesëtart Rohingja që të largohen nga Mianmari”, ka thënë zonja Hassan dhe ka shtuar se “ky është pastrim etnik.