Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka emëruar ish- nënkryeministren, Natalia Gherman si udhëheqëse të Qendrës Rajonale të OKB-së, për Azinë Qendrore (UNRCCA).
Guterres njoftoi në një deklaratë të bërë dje se 48 vjeçarja, Gherman do të pasojë bullgarin, Petko Draganov, mandate i të cilit ka përfunduar më 4 shtator.
Gherman shërbeu si ministre e punëve të jashtme dhe integrimit Evropian të Moldovisë, deri në vitin 2016.
Ajo për një kohë të shkurtë kishte shëerbyer edhe si kryeministre e vendit, ndërsa në vitin 2016, ishte e nominuar si kandidate për të zëvendësuar Bank Ki-moon-in, si sekretare e përgjithshme e OKB-së.