Stërvitje detare të Rusisë dhe Kinës në lindjen e largët

Azia

Stërvitje detare të Rusisë dhe Kinës në lindjen e largët

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 12:18
Ilustrim

Një grup i anijeve luftarake kineze, kanë arritur në qytetin e lindjes së largët të Rusisë, Vladivostok, për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta detare me Rusinë.

Zëdhënësi i Flotës Pacifike të Rusisë, Vladimir Matveyev, tha se Stërvitjet Detare 2017, janë të ndara në disa faza, në fazën e parë do të përfshihet bregdeti në Vladivostok, prej 18 deri me 21 shtator.

Faza tjetër do të jetë nga 22 deri me 26 shtator, që është fazë në det dhe do të zhvillohet në detin e Japonisë dhe pjesën jugore të detit Okhotsk.

Matveyev tha se në këto manovra do të përfshihen, 11 anije sipërfaqësore ,dy nëndetëse, dy pajisje shpëtimi në thellësi të detit, katër avionë kundër nëndetësve dhe katër helikopterë.

Kina dhe Rusia në vazhdimësi paraqiten të unifikuara përpara siç thonë ata, përpjekjeve të SHBA-së për të dominuar në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat