Irani trondit botën: Kemi prodhuar “babanë e të gjitha bombave” - Bota Sot
Irani trondit botën: Kemi prodhuar “babanë e të gjitha bombave”

Azia

E premte, 20 tetor 2017

Irani trondit botën: Kemi prodhuar “babanë e të gjitha bombave”

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:00
Foto ilustruese

Disa muaj pasi Amerika hodhi “nënën e të gjitha bombave” mbi Afganistan, Irani ka tronditur opinion botëror duke thënë se ka prodhuar “babain e të gjitha Bombave”.

Një komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik ka njoftuar se vendi zotëron tashmë “babanë e të gjitha bombave”.

"Bomba u zhvillua nën një kërkesë të veçantë të Gardës", tha gjenerali Amir Ali Hajizadeh, në një intervistë të premten.

“Ajo mund të hidhet nga avionët luftarakë dhe mund të shkaktojë shkatërrime në mase,” shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi aftësitë e mjetit luftarak.

“Pas një propozimi të Forcës së Hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare, Industria e Mbrojtjes prodhoi një bombë 10 tonësh. Këto bomba janë në dispozicionin tonë “, deklaroi komandanti.

Komandanti e quajti pajisjen “babai i të gjitha bombave”, duke e krahasuar atë me bombën amerikane “MOAB”, e njohur zakonisht si “nëna e të gjitha bombave”, e cila peshon 9.8 ton.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test