Irak: Përleshje në Kirkuk para referendumit të planifikuar

Azia

Irak: Përleshje në Kirkuk para referendumit të planifikuar

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 15:24
Pamje e mbishkrimeve ku ftohen banorët në Kirkuk që të votojnë në referendum

Raportohet se pjesëtarë të policisë së Irakut janë vendosur në qytetin verior, Kirkuk, për të parandaluar përleshje vdekjeprurëse eventuale, para referendumit për pavarësinë kurde.

Banorët lokalë dhe zyrtarët kanë thënë sot se gjatë natës janë ngritur pika kontrolli të policisë në gjithë Kirkukun, pasi një kurd ishte vrarë gjatë dhunës me rojat e zyrës së një partie politike të Turkmenisë në këtë qytet.

Gjatë përleshjes janë plagosur dy kurdë të tjerë dhe një pjesëtar i sigurisë së zyrës turkmene.

Tensionet në këtë qytet të përzieer etnik janë shtuar, pasi këshilli provincial i udhëhequr nga kurdët, këtë muaj e ka miratuar vendimin për referendumin në këtë rajon gjysmë autonom kurd të Irakut.

Liderët kurdë dëshirojnë që refrendumi të mbahet më 25 shtator, përkundër kundërshtimit nga qeveria në Bagdad dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Turqinë dhe Iranin, që janë fqinj të Irakut.

Kirkuku shtrihet jashtë kufijve të rajonit gjysmë autonom kurd dhe ndaj këtij territori pretendojnë kurdët dhe qeveria qendrore e Irakut në Bagdad.

Luftëtarët kurdë, Peshmerga, e morën kontrollin e këtij qyteti në verë të vitit 2014, kur grupi ekstremist, Shteti Islamik, okupoi territore të gjëra në pjesën veriore dhe qendrore të Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat