Kina i ‘kthen shpinën’ Kim Jong-un, ndërpret furnizimin e Koresë me naftë

Azia

Kina i ‘kthen shpinën’ Kim Jong-un, ndërpret furnizimin e Koresë me naftë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 08:29
Kim Jong-un

Kina ka vendosur të kufizojë furnizimin me naftë ndaj Koresë së Veriut dhe të ndalojë blerjen e tekstileve nga kombet e izoluara politikisht.

Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Koresë së Veriut dhe një nga burimet e saj të vetme financiare.

Ndalimi i tregtisë së tekstileve do të dëmtojë të ardhurat e Phenianit, ndërsa eksportet kineze të naftës,  janë burimi kryesor i produkteve të naftës në vend.

Qëndrimi i ashpër i qeverisë kineze ndjek testin e fundit bërthamor të Koresë së Veriut këtë muaj.

Si kundërpërgjigje Kombet e Bashkuara ranë dakord për sanksione të reja, duke përfshirë tekstilet dhe kufizimet e naftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat