Irani teston hedhjen e raketës si kundërpërgjigje për Trump

Azia

Irani teston hedhjen e raketës si kundërpërgjigje për Trump

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 10:50
Testi i raketës

Irani ka deklaruar që ka testuar me sukses një raketë të re me fushë të mesme të veprimit, si një kundërshtim të hapur ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Lansimi i raketës Khoramshahr, që ka fushën e veprimit prej 2,000 km, është transmetuar në televizionin shtetëror.

Nuk është  e qartë se kur ka ndodhur testimi.

Ndërsa, ditën e marte, Trump kritikoi programin raketor të Iranit dhe marrëveshjen për armë nukleare të 2015-ës, gjatë fjalimit të tij në OKB.

Pas kësaj presidenti Iranian Hassan Rouhani deklaroi se Irani do të ngritë fuqinë ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat