Tërmet i fortë ka goditur Japoninë

Azia

Tërmet i fortë ka goditur Japoninë

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 11:08
Ilustrim

Një tërmet i fortë me 6.3 të shkallës së Rihterit ka goditur sot Japoninë, njofton Enti gjeologjik amerikan.

Tërmeti ka goditur territorin në rreth 300 kilometra në lindje të vendit të quajtur Ivakia, ndërsa sipas Reuters tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 77.8 kilometra.

Tani për tani nuk ka informata për ndonjë viktimë eventuale dhe për ndonjë dëm material.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat