Arabi Saudite - Sulm me armë në pallatin mbretëror, vdesin 2 rojet e sigurisë dhe agresori

Azia

Arabi Saudite - Sulm me armë në pallatin mbretëror, vdesin 2 rojet e sigurisë dhe agresori

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 12:08
Ilustrim

Një sulm me armë në pallatin mbretëror në Arabinë Saudite ka lënë të vdekur dy roje të sigurisë dhe 3 të tjerë të plagosur.

Agresori, i armatosur me kallashnikov, zbriti nga makina e tij jashtë portës perëndimore të pallatit Al Salam në Jeddah dhe qëlloi rojet e sigurisë. Autori i dentifikuar si Mansour al-Amri, një shtetas saudit është vrarë nga rojet e mbretërore, të cilët e lanë të vdekur në vend.

Mbreti saudit Salman është aktualisht jashtë mbretërisë në një vizitë shtetërore në Rusi. Familaj mbretërore kryen punë zyrtare vetëm gjatë muajve të verës në pallat.

Ambasada e SHBA kishte lajmëruar të shtunën qytetarët amerikanë pas raportimeve të pakonfirmuara të së shtunës për një sulm në zonë. Nuk dihet asnjë informacion mbi motivin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat