Siri: Aeroplani doli jashtë pistës, janë vrarë anëtarët e ekuipazhit

Azia

Siri: Aeroplani doli jashtë pistës, janë vrarë anëtarët e ekuipazhit

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 11:28
Pamje e aeroplanit luftarak rus të tipit Sukhoi Su-24

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se një aeroplan luftarak i saj ka dalur jashtë pistës në një bazë ajrore në Siri, me ç’rst janë vrarë anëtarët e ekuipazhit.

Aeroplani i tipit, Sukhoi Su-24, ishte duke u ngritur nga baza Hmejmim për një mision luftarak, kur doli nga pista dhe “është shkatërruar”, e kanë cituar Ministrinë e mbrojtjes së Rusisë, agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, dhe mediat e tjera ruse.

Ministria thotë se njëri nga shkaktarët e përplasjes mund të jetë gabimi teknik.

Në aeroplanët e këtij tipi zakonisht gjenden dy anëtarë të ekuipazhit.

Rusia i ka dhënë mbështetje madhore ushtarake dhe diplomatike presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë luftës më tepër se gjashtëvjeçare në Siri, që filloi pas goditjes së qeverisë kundër protestuesve për demokraci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat