Hamasi njofton marrëveshje politike me Fatahun

Azia

Hamasi njofton marrëveshje politike me Fatahun

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 17:12
Fraksioni palestinez Hamas

Fraksioni palestinez Hamas thotë se ka arritur një marrëveshje me lëvizjen rivale Fatah për pajtim politik.

Udhëheqësi i Fatahut Ismail Haniyeh tha sot se marrëveshja u arrit pas dy ditë bisedimesh në Kairo me ndërmjetësinë e Egjiptit. Hollësitë e marrëveshjes pritet të bëhen të njohura më vonë.

Një zëdhënës i Fatahut e konfirmoi arritjen e marrëveshjes në një intervistë për AFP-në.

Sipas njoftimeve, marrëveshja përfshin një plan për dorëzimin e përgjegjësisë së pikëkalimit Rafah në Gazë qeverisë së unitetit. Marrëveshja gjithashtu përfshin ridislokimin e 3 mijë policëve në Gazë.

Marrëveshja pason vendimin e muajit të kaluar të fraksionit militant

Hamas për ta lejuar lëvizjen Fatah të presidentit palestinez Mahmoud Abbas, të rimarrë kontrollin e Gazës. Hamasi e qeveris Rripin e Gazës me dy milionë banorë që nga viti 2007, pas një lufte të shkurtër civile me lëvizjen Fatah. Të dyja palët arritën një marrëveshje për të formuar një qeveri uniteti në vitin 2014, por Hamasi ka vazhduar ta mbikqyrë Gazën.

Izraeli e ka bllokuar Gazën prej një dekade dhe kufiri i saj me Egjiptin ka qenë po ashtu kryesisht i mbyllur, duke e lënë këtë zonë në një gjendje të vështirë ekonomike./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat