Koreja Veriore përgatitet të sulmojë Guamin?

Azia

Koreja Veriore përgatitet të sulmojë Guamin?

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 13:53
Diktatori korean

Koreja Veriore po përgatitet të lansojë raketën e re balistike para manovrave të përbashkëta detare ndërmjet Koresë Jugore dhe SHBA-së, të cilat fillojnë javën e ardhshme.

Sipas mediave jugkoreane, Koreja Veriore është duke përgatitur zjarrin raketor ndaj Guamit dhe po mban “gishtin në ndërprerës”.

Gazeta Dong-A ilbo shkruan, se fotografitë satelitore tregojnë transportin e raketës balistike me lanser nga hangari rreth Pjong-jangut.  Uashingtoni dhe Seuli dyshojnë në përgatitjen e lansimit të projektilit, i cili mund të godasë territorin amerikan, shkruan gazeta.

Kjo mund të jetë raketa interkontinentale Hvasong-14, e cila mund të godasë Alaskën, ose Hvasong-12, me të cilën Pjong-jangu kërcënon territorin amerikan në Paqësor, Guam, por edhe raketa e re Hvasong-13, e cila mund të arrijë bregun perëndimor amerikan.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë Jugore nuk ka dashur të komentojë shkrimin e gazetës.     

Ndryshe, manovrat e përbashkëta ushtarake Kore Jugore-SHBA do të mbahen nga data 16 deri 26 tetor në Detin e Japonisë dhe Detin e Verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat