Zgjedhjet presidenciale në Kirgizi - Bota Sot
Zgjedhjet presidenciale në Kirgizi

Azia

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Zgjedhjet presidenciale në Kirgizi

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 10:19
Presidenti, Alamazbek Atambaev, hedh votën në zgjedhjet presidenciale në Kirgizi.

Ka filluar procesi i votimit në Kirgizi, zgjedhje këto që priten të transferojnë për herë të parë pushtetin, nga një president të një tjetër në Azinë Qendrore, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Për garën e 15 tetorit, 11 kandidatë duke përfshirë edhe një grua, po garojnë për të zëvendësuar presidentin, Almazbek Atambaev, i cili e ka të ndaluar me kushtetutë të garojë edhe për një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Tre konkurrentët kryesorë, Omurebek Babanov, Temir Sariev dhe Sooronbai Jeenbekov, ishin kryeministra gjatë udhëheqjës së Atambaevit.

Në ndërkohë, gjatë fushatës zgjedhore, njëri nga kandidatët, Babanov, ishte akuzuar nga qeveria se kishte tentuar të blejë votat, dhe një nga përkrahësit e tij ishte ndaluar para një muaji, nën akuzat se po përgatiste puçin gjatë zgjedhjeve.

Babanov i ka hedhur poshtë këto akuza.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test