Irani: Nuk ka kushte për marrëveshjen bërthamore

Azia

Irani: Nuk ka kushte për marrëveshjen bërthamore

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:19
Ilustrim

Teherani paralajmëroi sot qeveritë evropiane kundër përpjekjes për të vendosur kushte të reja për vazhdimin e aplikimit të marrëveshjes për programin bërthamor iranian të vitit 2015.

“Evropianët nuk kanë të drejtë të thonë se nuk e pranojmë këtë marrëveshje, por duhet të flasim për praninë iraniane në Lindjen e Afërt dhe në Lindjen e Mesme”, deklaroi Ali Akbar Velayati, këshilltar për çështjet e jashtme i liderit suprem iranian, ajatollahut Ali Khamenei.

“Të thuash se pranojmë marrëveshjen, por duhet të negociojmë për praninë e Iranit në rajon apo mbi mbrojtjen balistike iraniane, është si të vendosësh kushte për zbatimin e marrëveshjes dhe kjo nuk është e pranueshme”, shtoi Velayati, i cili u shpreh në një konferencë shtypi të transmetuar nga televizioni shtetëror.

“Nuk ka kushte për marrëveshjen dhe kjo duhet zbatuar konform asaj që u arrit në Vjenë më 14 korrik 2015 mes Iranit dhe grupit të gjashtëshes (Gjermani, Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe dhe Rusi”, theksoi këshilltari i liderit suprem.

“Ne kemi të drejtë të bashkëpunojmë me fqinjët tanë”, deklaroi Velayati. Sipas Elysesw, presidenti francez, Emmanuel Macron është takuar të premten me homologun iranian, Hassan Rohani dhe e siguroi për vendosmërinë e Francës për kornizat e vendosura nga Marrëveshja e Vjenës, ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi me tërheqje të vendit të tij në çdo kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat