Çlirimi i qytetit të Rakës dhe e ardhmja e banorëve të tij - Bota Sot
Çlirimi i qytetit të Rakës dhe e ardhmja e banorëve të tij

Azia

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Çlirimi i qytetit të Rakës dhe e ardhmja e banorëve të tij

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 16:29
Raqqa

Çlirimi i qytetit sirian të Rakës nga militantët e Shtetit Islamik u ka sjellur gëzim dhe shqetësim banorëve për të ardhmen e qytetit të tyre. Kryeqyteti de fakto i xhihadistëve, pas një beteje disa muajshe kaloi nën kontrollin e Forcave Demokratike të Sirisë, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Të rrethuar nga ndërtesa të dëmtuara, shumë banorë vizituan qytetin e tyre të Rakës për herë të parë në disa muaj, që nga koha kur luftimet e rënda rifilluan në konfliktin gjashtë vjeçar.

"Kjo është një ditë historike për të gjithë ne. Qindra civilë që ishin në brendësi të qytetit u liruan. Ata u liruan nga Forcat Demokratike të Sirisë. Ata janë shumë të gëzuar, sidomos fëmijët, nënat dhe të moshuarit. Ky është një gëzim i madh për ata",tha një luftëtare e paidentifikuar e Forcave Demokratike të Sirisë.

Pas çlirimit të qytetit të Rakës nga militantët, fokusi tani do të kthehet në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e mbetur të qytetit dhe për ata që ikën nga luftimet.

Aktivistët që luftojnë kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad nuk i shohin të arsyeshme përpjekjet e rindërtimit të Rakës ose zonave të tjera në Siri, pa arritur më parë një zgjidhje politike për të ardhmen e vendit, duke thënë se në mungesë të zgjidhjes, së shpejti këto zona do të përfshihen përsëri nga dhuna./voa

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test