50 të vdekur pas një sulmi kundër një baze ushtarake

Azia

50 të vdekur pas një sulmi kundër një baze ushtarake

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:44
Ilustrim

Talebanët kanë rritur presionin ndaj forcave qeveritare afgane, të cilët ishin shënjestër e tre sulmeve në 48 orët e fundit, ku i fundit ndodhi sot duke shkaktuar vdekjen e të paktën 50 ushtarëve, gjatë sulmit kamikaz në një bazë ushtarake në jug të vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, më shumë se 60 ushtarë ndodheshin në bazë ku 43 janë vrarë, nëntë janë plagosur dhe gjashtë kanë rezultuar të zhdukur.

Një zyrtar lokal ka njoftuar për 50 të vdekur dhe 20 të plagosur.

Një burim lokal thekson se autorët e sulmit kanë përfituar nga bashkëpunëtorët në këtë bazë.

Sulmi ndodhi në orën lokale 02:50 kur një grup kryengritësish kanë sulmuar bazën e Chashmos, në disktriktin e Maiëand me anë të një Humvee (automjet ushtarak) të mbushur me eksploziv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat