Pekini paralajmëron fuqitë e huaja që të mos takohen me Dalai Laman

Azia

Pekini paralajmëron fuqitë e huaja që të mos takohen me Dalai Laman

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 14:28
Zhang Yijiong

Kina ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur qeveritë dhe organizatat e huaja për të mos u takuar me liderin shpirtëror tibetian Dalai Lama, të cilin e akuzon për përpjekje për të nxitur trazira në atdheun e tij.

“Dalai Lama është një figurë politike”,  tha Zhang Yijiong, zëvendësdrejtori i Departamentit të Punës së Frontit të Bashkuar i Partisë Komuniste, në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste sot, në Pekin.

“Udhëtimet evropiane të Dalai Lamas, muajin e kaluar, kanë qënë një fyerje e rëndë e ndjenjave të popullit kinez”, tha Zhang.

“Këto vizita bien ndesh me premtimin e Dalai Lamas, i cili njohu sovranitetin e Pekinit mbi Tibetin”, tha ai.

Dalai Lama, 82 vjeç,  mërgoi  në Indi në vitin 1959, pas kryengritjeve tibetiane, një revoltë kundër kontrollit kinez.

Në vitin 1965, Pekini themeloi rajonin autonom të Tibetit, edhe pse përbënte vetëm gjysmën e madhësisë së territorit të pretenduar nga tibetianët.

Kongresi i Partisë Komuniste përfundon të martën me zgjedhjen e Komitetit Qendror, një organ vendimmarrës.

Gjithashtu, 2 287 delegatët pritet të përfshijnë “mendimin” e presidentit, Xi Jinping në kushtetutë, duke e ngritur atë në staturën e mendimtarëve kryesorë të partisë, Mao Ce Dunit dhe Ten Hsiao Pinit.

Të mërkurën, Xi do të njoftojë emërimin e anëtarëve të rinj të Byrosë Politike dhe Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, një grup i fuqishëm që përfshin edhe presidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat