Siri: Të paktën 116 civilë të vrarë nga Shteti Islamik

Azia

Siri: Të paktën 116 civilë të vrarë nga Shteti Islamik

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 15:13
Ilustrim

Shteti Islamik ka vrarë 116 civilë gjatë këtyre 20 ditëve, ndërsa milicia ka patur nën kontroll qytetin qendror të al-Qaryatayn, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Më shumë se 80 prej tyre besohet të jenë ekzekutuar dy ditë përpara se shteti islamik të largohej nga qyteti më 20 tetor, ndërsa forcat qeveritare të rifitonin kontrollin e qytetit”, tha kreu i Observatorit për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.

Civilët u vranë të akuzuar për lidhje dhe bashkëpunim me regjimin.

Forcat qeveritare po luftojnë për të larguar Shtetin Islamik nga provincat lindore të Deir al-Zour, zonamë e madhe e kontrolluar nga grupi xhihadist në Siri, pas çlirimit të provincës veriore nga rebelët, javën e kaluar.

Më 1 tetor, militantët e Shtetit Islamik arritën të depërtojnë në qytetin e al-Qaryatayn, i cili ishte nën kontrollin e qeverisë.

Qyteti është i vendosur në pjesën juglindore të provincës qendrore të Homs.

Gjatë një kundërsulmi, regjimi arriti të rimerrte të premten kontrollin e qytetit.

“Gjithashtu, 12 civilë të tjerë u vranë nga regjimi kur ata morën përsëri qytetin e al-Qaryatayn”, tha Abdel Rahman .

Shteti Islamik është ende aktiv në këto zona të pabanuara ku kohët e fundit, kanë kryer një sërë kundërsulmesh në përpjekje për të rifituar kontrollin e humbur të territoreve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat