Shtyhen zgjedhjet kurde për pavarësi nga Iraku

Azia

Shtyhen zgjedhjet kurde për pavarësi nga Iraku

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 19:48
Flamuri i djegur kurd në provincën Kirkuk në Irak.

Parlamenti në rajonin autonom kurd të Irakut, thotë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të planifikuara më 1 nëntor, janë shtyrë për tetë muaj.

Njoftimi erdhi sot, një ditë pasi komisioni zgjedhor tha se partitë politike nuk arritën të paraqesin kandidatë për të dy zgjedhjet.

Njerëzit që jetonin në zonat kurde të Irakut në veriu, mbështetën fuqishëm shkëputjen nga qeveria e Bagdadit në referendumin e 25 shtatorit.

Pas votimit, trupat e qeverisë irakiane dhe luftëtarët militantë shiitë u bashkuan në zona që më parë u mbajtën nga forcat kurde Peshmerga, duke i dhënë një goditje të rëndë presidentit rajonal, Masoud Barzani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat