Vriten tetë roje kufitare iraniane

Azia

Vriten tetë roje kufitare iraniane

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Tetë roje kufitare iraniane janë vrarë gjatë përleshjeve me militantët pranë kufirit turk.

Televizioni shtetëror iranian dhe agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, njoftuan për vdekjet, të cilat u bënë në mes të betejave në afërsi të Chaldradanit në Iranin e veriut më 3 nëntor.

Iribnews.ir raportoi se rojet kufitare iraniane shkaktuan viktima të shumta tek militantët.

Asnjëra nga raportet nuk ka dhënë detaje lidhur me përkatësinë e militantëve, por zona afër kufijve të Iranit me Turqinë dhe Irakun, ka qenë pikë e zakonshme e përlëshjeve me grupet separatiste kurde, si dhe militantët ekstremistë islamikë.

Muajin e kaluar, rojet revolucionare të Iranit vranë katër militantë në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat