Kryqi i Kuq: Kufijt e Jemenit të hapen për ushqim dhe ilaçe

Azia

Kryqi i Kuq: Kufijt e Jemenit të hapen për ushqim dhe ilaçe

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 17:59
Ilustrim -- Foto nga Jemeni

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka bërë thirrje që të gjithë kufijt me Jemenin të mbahen të hapur, në mënyrë që vendi të mund të pranoj lirshëm ushqim dhe shërbime mjekësore, derisa vendi po përballet me luftë dhe epideminë e kolerës.

Kryqi i Kuq, tha se tabletat e klorit për të parandaluar kolerën nuk siguruan leje për të kaluar kufirin verior të Jemenit dhe shprehën shqetësime për 50.000 shishet e insulinës për diabet që do të dërgohen javën e ardhshme, të cilat kërkojnë ftohje të vazhdueshme.

Koalicioni i mbështetur nga Saudia, që po lufton kundër lëvizjes Huthi në Jemen, ka thënë të hënën se do t’i mbyllë të gjithë kufijt tokësorë, detar dhe ajrorë me gadishullin arabik, si përpjekje për të ndaluar pjesëtarët e lëvizjes Huthi nga Irani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat