Pse po rrëmbehen fëmijët në Korenë Veriore?

Azia

Pse po rrëmbehen fëmijët në Korenë Veriore?

Nga: A.S Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:56
Regjimi i Kim Jong-ut akuzohet se po i rrëmben fëmijët jetimë për t’i dërguar në kampet e punës

Raportohet se Koreja e Veriut është duke grabitur fëmijët nëpër rrugët e qyteteve të veta për t’i dërguar në kampet e punës, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Raportet thonë se fëmijët e grabitur janë kryesisht ata të pastrehë dhe jetim.

Burimet pohojnë se Koreja e Veriut ka themeluar një jetimore të re për të promovuar gjëja "dashurinë për fëmijët e saj" të vendit.

Por, kjo supozohet të jetë vetëm një front për fëmijët që janë të detyruar në punë të rëndë.

Një burim në kushte anonime raportohet të ketë thënë se: " Autoritetet nuk kanë krijuar ndonjë program edukimi për qindra fëmijë që mbahen atje.

"Por, ata janë mobilizuar në vend të kësaj për të punuar në kampe të punës”.

Gjithashtu dyshohet se të miturit janë duke u marrë në shërbim ushtarak, në mënyrë që ata të përfshihen në projekte të ndërtimit.

“Dhjetëra fëmijë, madje vetëm 17 vjeç, u morën nga jetimorja gjatë prillit të kaluar ku u detyruan të hyjnë në Brigadat e Ndërtimit pavarësisht nga gjendja e tyre shëndetësore apo aftësia fizike", ka thënë një burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat