Situata në Arabinë Saudite ndikon në shtrenjtimin e naftës

Azia

Situata në Arabinë Saudite ndikon në shtrenjtimin e naftës

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:43
ilustrim

Çmimet e naftës janë në rrugë që për të pestën javë radhazi të shënojnë fitime, pasi që kriza politike në eksportuesin më të madh botëror të naftës, Arabinë Saudite, ka neutralizuar rritjen e prodhimit në SHBA.

Nafta është shtrenjtuar këtë javë 2,7 për qind, pas arrestimit të zyrtarëve të lartë sauditë, në kuadër të aksionit për luftën kundër korrupsionit.

Arrestimi i tyre shihet si forcim i pushtetit të princ Mohamed bin Salman, i cili mbështet vazhdimin e marrëveshjes ndërmjet vendeve anëtare dhe jo anëtare të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK) për zvogëlimin e prodhimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat