Arabia Saudite i shpallë luftë Libanit

Azia

Arabia Saudite i shpallë luftë Libanit

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:46
Hassan Nasrallah

Kreu i Hezbollahut Hassan Nasrallah tha të premten se Arabia Saudite kishte shpallur luftë Libanit dhe Hezbollahut dhe kryeministri libanez Saad Hariri është burgsur në Riad.

Nasrallah tha se Arabia Saudite po nxit Izraelin të godasë Libanin. Një luftë izraelite me Libanin nuk ka gjasa, tha ai, por e paralajmëroi Izraelin kundër “çdo përpjekjeje për të shfrytëzuar situatën”.

Në një fjalim në televizion, Nasrallah tha se dorëheqja e Haririt të shtunën e kaluar ishte një “ndërhyrje e pashembullte  sauditëve” në politikën libaneze dhe bëri thirrje që Hariri të kthehej në Liban. Ai tha se qeveria e Libanit ishte ende legjitime dhe nuk kishte dhënë dorëheqje.

Nasrallah tha se dorëheqja e “detyruar” e Haririt është jokushtetuese, sepse u bë “nën detyrim”.

Arabia Saudite do të dështojë në Liban, tha Nasrallah, ashtu siç ndodhi në arena të tjera në rajon. /Haaretz

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat