Tërmet i fuqishëm godet rajonin kufitar Irak-Iran, ka të vdekur

Azia

Tërmet i fuqishëm godet rajonin kufitar Irak-Iran, ka të vdekur

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:36
Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ka tronditur rajonin verior kufitar Irak-Iran, si pasojë e të cilit është raportuar edhe për të vdekur.

Tërmeti goditi vendin në mbrëmje sipas kohës lokale,  në jug të qytetit të Irakut të Halabja në një thellësi prej 33.9 km (21 milje), sipas Geological Survey (USGS).

Të paktën gjashtë person mbeten të vdekur  në qytetin iranian të Qasr-e Shirin, thonë mediat shtetërore.

Tërmeti shkaktoi panik në kryeqytetin irakian Bagdad, ku banorët iknin nga shtëpitë e tyre.

Xhamitë në Bagdad dhe në vende të tjera në Irak kanë thënë lutje përmes altoparlantëve.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në pjesët perëndimore të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat